Katër të arrestuar te Rruga B për prishje të rendit dhe qetësisë NULL NULL 10.06.2021 22:49 10.06.2021 22:49 Policia i ka arrestuar katër persona në rrugën B në Prishtinë, të cilët kanë pasur një mosmarrëveshje mes vete. Personat në fjalë janë shoqëruar për në stacionin policor për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike. Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv, Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës. “Sot rreth orës 17:20 është pranuar informata për një mosmarrveshje në në rrugën ” B” në Prishtinë. Me të marrë informatëm policia, ka arritur në vendin e ngjarjes, dhe ka shoqëruar 4 persona në stacion policor.Në koordinim me prokuronin e shtetit ngjarja procedohet si kundërvajtje, (Prishje e rendit dhe qetësisë Publike), konform Ligjit mbi Rendin dhe Qetesinë Publike”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 orë më parë
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 7 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 9 orë më parë