Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Katër të arrestuar në Vërmicë, kapen rreth gjysmë kilogrami drogë

NULL NULL
02.07.2024 21:11

Katër persona janë arrestuar sot nga policia në pikën kufitare në Vërmicë.

Ata dyshohen për shitblerje të substancave narkotike.

Burimet e Klankosova.tv bëjnë me dije se është konfiskuar edhe një sasi e drogës e llojit marihuanë (rreth gjysmë kilogram).

Të dyshuarit janë dorëzuar më pas tek Antidroga ku do të zhvillohen procedurat e mëtejme.

Tutje bëhet e ditur se tre nga të dyshuarit janë shtetas të Kosovës, ndërkaq tjetri i Shqipërisë.

Deri më tani nuk ka informacione se për ku ishte destinuar droga./ Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.