Historia e “luftës” mes Turqisë e Holandës nëpër përballje direkte NULL NULL 04.07.2024 23:36 04.07.2024 23:36 Kanë kujtime të hidhura. Kjo pasi kombëtarja e Turqisë në takimin e fundit me Holandën, pësoi humbje me rezultat të thellë 6-1, në të cilën Memphis Depay realizoi hat-trick. Megjithatë kjo sfidë e cila u zhvillua në shtator të vitit 2021 ishte në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, dhe hesapi tani ka ndryshuar, pasi këto dy skuadra do të ballafaqohen këtë herë në çerekfinale të Kampionatit Evropian. Në takimet e ndërsjella, “Tulipanët” janë për një nuancë më të mirë, duke triumfuar në gjashtë takime, duke barazuar katër herë, dhe pësuar humbje në katër sosh. Ndërkohë holandezët do të jenë në çerekfinalen e parë që nga viti 2008, e ku do të synojnë që të përsërisin suksesin e vitit 1988, ku u kurorëzuan me titullin e parë të kampionit në kontinentin e vjetër të Evropës. E, Turqia që shtrihet në tri kontinente, nuk e ka shijuar ende titullin e këtij kompeticioni, teksa ka arritur deri në gjysmëfinale në vitin 2008, ku ishin eliminuar nga Gjermania me rezultat të ngushtë 3-2. Ndryshe, sfida në mes Holandës dhe Turqisë luhet të shtunën në mbrëmje duke nisur nga ora 21:00, dhe transmetohet ekskluzivisht në Klan Kosova dhe Artmotion. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.