Katër shpërthime janë dëgjuar në Bejrutin jugor NULL NULL 06.10.2024 23:43 06.10.2024 23:43 Shperthimet ne Bejrut. Foto: Skynews Katër shpërthime janë dëgjuar në Bejrutin jugor në orën e fundit, raportojnë mediat lokale atje. Raportimet vijnë pasi janë shfaqur disa imazhe të tymit dhe flakëve që ngrihen mbi periferitë jugore të Bejrutit. IDF, ushtria e Izraelit, ka lëshuar sonte urdhra të mëtejshëm evakuimi për pjesët jugore të kryeqytetit libanez. Ata goditën një periferi jugore e cila ka një prani të fortë të Hezbollahut dhe është afër aeroportit, transmeton klankosova.tv. Zona është vënë në shënjestër disa herë ditët e fundit, shkruan Skynews.