Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Katër grabitësit e argjendarisë dërgohen në paraburgim

NULL NULL
01.12.2023 19:45

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit për katër të dyshuarit për grabitjen në një argjendari në qytetin e Suharekës.

Për tre prej të dyshuarve ekziston dyshimi i bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën e grabitjes, kurse personi i katër akuzohet për mbajtje në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, njofton gjykata, përcjell KlanKosova.tv.

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se rasti është në fazën fillestare të hetimeve, dhe do të merret në pyetje të pandehurit e arrestuar, të dëmtuarit, dhe dëshmitarët eventual. Andaj me lënien në liri të të pandehurve ekziston i posaçëm se të njëjtit do të pengojnë rrjedhën e procedurë hetimore, duke tentuar të ndikojnë  në dëshmitarë apo tek bashkë të pandehurit”, thuhet ndër të tjera në kumtesë.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.