Katër ditë nga debutimi, porositen 1 milion smartfonë One Plus 2 NULL NULL 31.07.2015 20:08 31.07.2015 20:08 Mesa po vërehet nga statistikat që vinë nga OnePlus, gjenerata e dytë e smartfonit të kompanisë e cila u prezantua pak ditë më parë ka gjeneruar goxha interes. Webfaqja e regjistrimeve për blerjen e smartfonëve tregon shifrën e mbi 1 milion One Plus 2 të porositur. Ky numër po rritet me shpejtësi nëse marrim në konsideratë se 2 ditë më parë shifra nuk shënonte më shumë se 760,000 regjistrime për blerje. Po ta krahasojmë me modelin e shkuar, OnePlus One vitin e shkuar gjer në këtë fazë kishte shënuar 1.5 milion regjistrimeve, shkruan PCWorld Albanian. Duke ndjekur suksesin global të OnePlus One, lançimi i OnePlus 2 e riafirmon përkushtimin e prodhuesit kinez ndaj kësaj marke duke ruajtur një nivel të lartë profesionalizimi në industrinë e smartfonëve të ditëve të sotme.