Katër burra sulmuan dy të tjerë: Si ndodhi therja me thikë në Fushë Kosovë? NULL NULL 02.02.2026 09:01 02.02.2026 09:01 Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth plagosjes së një personi në Fushë Kosovë. Rasti ndodhi mbrëmjen e së dielës, ku sipas policisë, katër të dyshuar kishin sulmuar dy burra, ku njëri prej tyre kishte pësuar plagë nga thika. Rastin për Klankosova.tv e kishin konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës. “Kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën ‘Nëna Terezë’ në Fushë Kosovë. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, kishte deklaruar ajo për Klanin. Theret një person në Fushë Kosovë