Kategoria Superiore, pesë klubet e para dështojnë të fitojnë NULL NULL 19.04.2025 19:07 19.04.2025 19:07 FOTO: K.F. Egnatia Sot u zhvillua xhiroja e radhës në Kategorinë Superiore të futbollit shqiptar. Elbasani dhe Vllaznia barazuan 1:1, teksa Bylisi mposhti Partizanin,1:0. Egnatia dhe Skenderbeu ndanë pikët pa gola, 0:0, teksa Laçi mposhti Dinamo Tiranën, 1:0. Në anën tjetër, Tirana u mund nga Teuta me rezultat minimal 0:1. Pas 35 javësh, Egnatia zë vendin e parë me 59 pikë, ndjekur nga Vllaznia që ka 56, teksa Dinamo Tirana me këtë humbje ngec në 55 pikë.