Kate Middleton pas 10 vjetësh del sërish me pantallona të shkurtra në publik NULL NULL 12.08.2019 11:30 12.08.2019 11:30 Pamja e fundit e Kate Middleton e bëri atë prezente në media. Dukesha 37 vjeçare e Cambridge të enjten shkoi në në Regatta të King’s Cup në Angli në një garë me vela, njofton Klan Kosova. Por ajo që ngjalli komentime në këtë garë bamirësie ishin pantallonat e shkurtra të dukeshës. Para se të hipte në një varkë, Middleton ishte e veshur me një xhaketë sportive, kapelë bejsbolli dhe pantallona të shkurtra marine. Një ‘artikull’ veshjesh me të cilin Kate nuk është veshur kurrë që kur u bë anëtare e familjes mbretërore në 2011. Herën e fundit ku dukesha veshi pantallona të shkurtra në publik ishte në një festë në disko në vitin 2008.