Katastrofë për klubet angleze, katër eliminime të rënda në Champions League NULL NULL 19.03.2026 08:37 19.03.2026 08:37 Një raund për t’u harruar për futbollin anglez në UEFA Champions League, ku katër skuadra u eliminuan me rezultate të thella, duke shënuar një nga dështimet më të mëdha kolektive në historinë e garës. Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City, u dorëzua përballë Real Madrid me rezultat të përgjithshëm 5-1, duke mos arritur të rivalizojë “mbretërit” e Evropës., transmeton Klankosova.tv. Edhe më e rëndë ishte goditja për Chelsea, që u turpërua nga Paris Saint-Germain me shifra të përgjithshme 8-2. Eliminim dramatik pësoi Tottenham Hotspur, që u mposht nga Atletico Madrid me rezultat të përgjithshëm 7-5, në një përballje spektakolare me shumë gola. Ndërkohë, Newcastle United nuk pati asnjë shans përballë Barcelona, duke u eliminuar me rezultat të thellë 8-3. Këto rezultate konfirmojnë një mbrëmje historikisht negative për klubet angleze, që për herë të parë eliminohen të katërta brenda një raundi, dhe në mënyrë kaq bindëse nga rivalët evropianë.