Kastriot Tusha me koncert në Prishtinë NULL NULL 10.07.2015 14:57 10.07.2015 14:57 Tenori shqiptar Kastriot Tusha do të performojë në një koncert në Biblotekën Kombëtare në Prishtinë. Solisti i Teatrit dhe Operas së Baletit në Shqipëri, do të interpretojë së bashku me operisten shqiptare Merita Junikun dhe me violonçelistin Antonio Gashi. Ky koncert do të mbahet në kuadër të edicionit të 15-të të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës. Koncerti do të nisë të mërkurën nga ora 17:00.