Kaseta e ‘Back To The Future’ shitet për 75 mijë dollarë në ankand NULL NULL 17.06.2022 09:50 17.06.2022 09:50 Një kasetë e filmit kult “Back to the Future” është shitur për 75 mijë dollarë në një ankand në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo kasetë u shit në kuadër të një ngjarjeje të organizuar nga Heritage Auctions, organizatë me bazë në Teksas. Aty u shitën 260 kaseta VHS, ku shumica prje tyre ishin edicione të para të kopjeve të filmave të 1970-tave dhe 1980-tave. Kaseta e ‘Back To The Future’ arriti rekord, dhe rol të madh në këtë shifër mund të ketë luajtur fakti që aktori Thomas F. Wilson, i cili e kishte luajtur rolin e Biff Tannenit në trilogji, e kishte pasur në pronësi këtë kasetë.