Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kardinali George Pell humb betejën ndaj apelit kundër dënimeve për abuzim seksual

NULL NULL
21.08.2019 08:54

Kardinali George Pell, i dënuar për abuzim seksual, ka dështuar në përpjekjet e tij ligjore në Australi për të hequr masën ndaj tij.

Pell u burgos për gjashtë vjet në mars pasi u shpall fajtor për abuzimin e dy djemve në një katedrale të Melburnit në vitet 1990, njofton Klan Kosova. Ai këmbëngul në pafajësinë e tij.

Një gjykatë e apelit kundërshtoi argumentin e Pell se ‘’ky vendim ishte i padrejtë’’.

Pas këtij vendimi dhe seance të Apelit, George Pell u transportua për në burg me furgon.

Ish thesarmbajtësi i Vatikanit, 78 vjeç, tani do të shqyrtojë një apel përfundimtar në gjykatën më të lartë të vendit.

Dhjetorin e kaluar, një juri dënoi unanimisht George Pell për abuzime seksuale të djemve 13 vjeçarë në Katedralen e Shën Patrikut, njofton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.