Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Karateistja Alma Loki mposht serben në finale, fiton medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik

NULL NULL
24.02.2024 14:57
Karateistja, Alma Loki fitoi medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik. Fotografia: Federata e Karatesë së Kosovës.
Karateistja, Alma Loki fitoi medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik. Fotografia: Federata e Karatesë së Kosovës.

Karateistja kosovare, Alma Loki fitoi medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik, pasi mundi kundërshtaren serbe, Neda Millosheviq.

Gara u mbajt në Podgoricë, ndërsa Loki shënoi pesë fitore, duke kulmuar me fitoren ndaj serbes për medaljen e artë për Seniorë.

“Është kjo medalja e parë ndërkombëtare e karatesë tonë në disiplinën kata”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës, raporton Klankosova.tv.

Vlen të theksohet se në këtë garë, Kosova dhe Serbia kanë marrë pjesë me flamujt e tyre shtetërorë, që shënon një prej ngjarjeve të pakta ku këto dy vende pranojnë të garojnë të barabarta. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme