Karateisti nga Kosova e shpall Shqipërinë kampione në Lojërat Evropiane NULL NULL 23.06.2023 18:42 23.06.2023 18:42 Karateisti nga Kosova, Alvin Karaqi, është shpallur kampion në Lojërat Evropiane, duke e përfaqësuar Shqipërinë. Karaqi u shpall kampion në kategorinë deri në 84 kilogramë, ku e mposhti holandezin Brian Timmermans me rezultat 3:2. Fillimisht, karateisti nga Kosova e mundi kroatin Enes Gariboviq me rezultat 2:0, më pas humbi 5:3 nga polaku Michal Babos, ndërsa luftën vendimtare e fitoi ndaj grekut Konstantinos Mastrogiannis. Në gjysmëfinale, ai kishte përballë karateistin nga Italia, Michele Martina, ku luftën e fitoi me rezultat 3:2, ndërsa në finale, ishte më i mirë se holandezi Timmermans. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.