Kaq orë duhet të shpenzoni bashkë për t’u bërë miq të ngushtë NULL NULL 10.04.2018 13:05 10.04.2018 13:05 Është një nder i madh që të quhesh mik i ngushtë i dikujt, transmeton Klan Kosova. Sipas një studimi të ri, të publikuar në “Journal of Social and Personal Relationships”, koha është çdo gjë – aq më shumë kohë që shpenzoni me dikë, aq më shumë jeni të prirë të lidheni emocionalisht me ta. Autori Jeffrey Hall, profesor i komunikimit në Universitetin e Kansasit, ishte motivuar të ‘zhytet’ në thellësitë e asaj se çfarë i përbën lidhjet e ngushta miqësore pas ekzaminimit të punës së psikologut Robin Dunbar, i cili kishte pohuar se ka shtresa të miqësisë dhe kufizime në atë se sa mund t’i menaxhojë truri. P.shai pohonte se shumica e njerëzve i klasifikojnë miqësitë në këto kategori: miq rastësor, persona të njohur, miq dhe miq të ngushtë. Veç kësaj, ai gjithashtu kishte thënë se jemi miqtë e ngushtë të vetëm pesë personave dhe i konsiderojmë rreth 15 njerëz si miq të mirë – ndërkaq 150 është limiti i asaj se sa lidhje miqësie mund t’i përballojë truri. Tash Jeffrey Hall i ka kryer dy studime të ndryshme për t’i ekzaminuar më thellësisht këto ‘shtresa të miqësisë’ – më saktësisht për të analizuar se sa orë duhet shpenzuar me dikë për ta konsideruar shok/shoqe të ngushtë. Sidoqoftë, ai gjithashtu ka theksuar se jo domosdoshmërish kjo do të thotë se është e garantuar që do të bëheni miq të ngushtë posa t’i shpenzoni 200 orë me dikë – është koha kualitative që e shpenzoni bashkë ajo që është kruciale.