Kaq drogë konfiskoi policia gjatë vitit 2023 NULL NULL 28.12.2023 12:02 28.12.2023 12:02 Policia e Kosovës ka prezantuar sukseset e punës për vitin 2023. Gjatë 365 ditëve të punës, drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni, Gazmend Hoxha, ka publikuar të dhënat. Hoxha bëri të ditur se sa substanca narkotike janë konfiskuar këtë vit. Në tabelën e publikuar, shihet se gjatë 2023-tës janë konfiskuar mbi 539 kilogramë marihuanë dhe 21 mijë e 989 bimë kanabisi. I pari i PK-së njoftoi se janë konfiskuar pesë kilogramë e 150.66 gramë kokainë. E treta nga drogat e sekuestruara, renditet edhe heroina me dy kilogramë 870.65 gramë. Ndërkaq, sasia e llojit të drogës Ekstazi, e cila është konfiskuar është një kilogram e 220.98 gramë, njofton Klankosova.tv