“Kapitullon” Ballkani, Drita fiton derbin në Suharekë dhe shkëputet ndjeshëm NULL NULL 30.11.2024 14:57 30.11.2024 14:57 Skuadra gjilanase Drita ka arritur të që t’ia marrë pikët e plota skuadrës së Ballkanit në terren të vet. Djelmoshat e drejtuar nga Zekirja Ramadani, i mposhtën ata të Artim Pollozhanit me rezultat 2:3. Ishte Almir Ajzeraj, ai që e kaloi Dritën në epërsi në minutin e 22-të, me çka edhe u mbyll pjesa e parë e takimit. Kampioni në fuqi nuk u dorëzua edhe erdhi deri tek goli i barazimit, me sulmuesin Sunday Adentunji, në minutin e 64-të. Por, mysafirët u treguan tejet të fortë duke i shënuar edhe dy gola të tjera, përmes Blerim Krasniqit dhe Arb Manajt. Kurse, në fund Ballkani shënoi edhe golin e dytë me Bleart Tolajn. Pas kësaj fitore, Drita shkëputet edhe më tej në renditjen tabelare nga Ballkani. Skuadra nga Gjilani i ka 34 pikë, tetë më shumë se Ballkani.