Kapiteni i policisë, Blerim Salihu, diplomon në Akademinë Kombëtare të FBI-së NULL NULL 17.03.2023 17:27 17.03.2023 17:27 Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kapiteni, Blerim Salihu, ka diplomuar si pjesëmarrës i sesionit të 285-të të Akademisë Kombëtare të FBI-së. Tutje, bëhet e ditur se ceremonia e diplomimit u zhvillua në Akademinë Kombëtare në Quantico, Virxhinia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 16 mars 2023, njofton Klankosova.tv. “Sesioni i 285-të ka qenë i përbërë nga 247 oficerë të zbatimit të ligjit nga 47 shtete dhe Distrikti i Kolumbisë, ku pjesëmarrësit kanë qenë punonjës të agjencive të zbatimit të ligjit nga 28 vende, katër organizata ushtarake dhe pesë organizata civile federale”. “Akademia Kombëtare e FBI-së është ndër akademitë më të njohura ndërkombëtarisht për përsosmërinë e saj akademike dhe ofron trajnime të avancuara nga instruktorë me eksperiencë të gjatë në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit” thuhet në njoftim. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025