Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kapet serbi i dyshuar për krimet e Dubravës (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Sinani 02.12.2022 20:29

Një serb me inicialet G.M është arrestuar në Istog, nën dyshimet për krime lufte në burgun e Dubravës në fundin e majit të vitit 1999.

Prangosja e tij gëzoi të mbijetuarit e tmerrit të atyre ditëve.

“Po shpresojmë që është gjetur nyja, pastaj do të vijë deri te akterët kryesorë edhe të paktën do të kemi dëshmi se kush e ka organizuar. Është pak i vonuar por më mirë vonë se kurrë”, tha Bislim Zogaj, i mbijetuar.

Ish të burgosurit mohojnë se e njohin 64-vjeçarin që u arrestua meqë thonë se ka kaluar kohë e gjatë, megjithëse edhe atëherë e kishin të ndaluar t’ua shihnin fytyrat.

lajme të ngjashme