Kapet sasi e madhe e heroinës në Kapshticë, një i arrestuar NULL NULL 07.06.2025 13:13 07.06.2025 13:13 Në pikëkalimin kufitar të Kapshticës në Shqipëri është sekuestruar lëndë narkotike dhe në pranga ka përfunduar drejtuesi i një mjeti. A2 CNN raporton duke iu referuar burimeve se në doganë është sekuestruar drogë e presuar në formë çokollate ndërsa po bëhet peshimi i sasisë. Sipas raportimeve, paraprakisht dyshohet të jetë kapur në sasi prej afro 6 kg heroinë e presuar në formë çokollate. Të njëjtat burime tregohen të rezervuara për operacionin, por deri tani i shoqëruar është vetëm drejtuesi i mjetit ku është gjetur sasia e lëndës narkotike. Operacioni vijon pasi policia ka dyshime se ka dhe persona të tjerë të përfshirë në sasinë e drogës së kapur në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës