Kapet në Lipjan pasi kërkohej me vendim të gjykatës për vrasje në tentativë NULL NULL 31.07.2024 13:20 31.07.2024 13:20 Foto: Ilustruese Një person është arrestuar në Lipjan, pasi kërkohej me urdhëresë të gjykatës. Në njoftimin e lëshuar të policisë thuhet se A.H. kërkohej me urdhëresë nga gjykata, pasi që i njëjti është dënuar me një vit burgim për veprën “vrasje në tentativë”. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit. /Klankosova.tv