Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kapet me kokainë një person në pikën kufitare në Morinë

NULL NULL
27.02.2026 11:24

Policia kufitare ka arrestuar një person në pikën kufitare në Morinë nën dyshimin për posedim të Kokainës.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin D. Rr., 28 vjeç, banues në Prishtinë, pasi në PKK Morinë, në hyrje të RSh-së, shërbimet e Policisë Kufitare i kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

“Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshëm”.

lajme të ngjashme