Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kapet me 10 kg kokainë i riu shqiptar në Itali

NULL NULL
14.03.2025 15:00

Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap me 10 kilogramë kokainë të fshehura në banesën e tij dhe në makinë.

Mediat italiane bëjnë të ditur se gjithçka nisi me një kontroll të policisë në makinën e të riut  shqiptar, i cili shfaqi menjëherë shenja nervozizmi të madh.

Brenda saj u gjetën tre blloqe kokaine, brenda një ndarjeje të fshehtë, strategji që po e përdorin shpesh trafikantët e drogës kohët e fundit, e krijuar në mënyrë artizanale në kabinën e mjetit, transmeton Klankosova.tv.

Kërkimet më pas u shtrinë në shtëpitë e 27-vjeçarit, në zonën e Alessandria, ku u gjetën edhe gjashtë blloqe të tjera kokaine në një apartament në Casale.

Droga e sekuestrua  kap vlerën e 300 mijë eurove, por në pakicë mund të arrijë edhe gjysmë milioni. Duket se kokaina e gjetur nga skuadra celulare e drejtuar nga Manuel Pirone është cilësore./A2CNN

 

lajme të ngjashme