Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kapet dileri në Prishtinë, i sekuestrohet droga

NULL NULL
21.11.2025 09:27

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pas një kontrolli në banesën dhe veturën e tij.

Gjatë aksionit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar para të gatshme si dhe disa substanca të dyshuara narkotike, transmeton Klankosova.tv.

Sipas raportit policor, janë konfiskuar 19 qese me substancë të dyshuar si kokainë, me peshë rreth 50 gram, 8.7 gram kërpudha të dyshuara narkotike, si dhe 5 copa katrore (1×1 cm) të dyshuara si LSD. Po ashtu, policia ka sekuestruar edhe një veturë pa targa, e cila dyshohet se ishte në përdorim të të arrestuarit.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me vendim të prokurorit të rastit, është dërguar në mbajtje.

lajme të ngjashme