Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kapet 25-vjeçari në Prishtinë, dyshohet për tri raste të vjedhjeve

NULL NULL
14.01.2026 08:37

Policia në Prishtinë, pas një pune hetimore dhe operacionale, ka arritur ta arrestojë një të dyshuar për së paku tri raste të vjedhjes.

Sipas Policisë, si rezultat i veprimeve të ndërmarra, është arrestuar i dyshuari me inicialet D.G., mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Pas arrestimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme