Kapet 23 vjeçari shqiptar, i iku policisë zvicerane për një javë derisa po e transferonin nga burgu (VIDEO) NULL NULL 24.07.2025 15:20 24.07.2025 15:20 Më 17 korrik, një shqiptar i cili ishte i burgosur në Zvicër, i kishte ikur policisë atje derisa ishin duke e transferuar në një burg tjetër. Ai policisë zvicerane i kishte ikur në Baden. Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, për këtë çështje ka folur Nefail Maliqi, i cili tha se i njëjti ëshë gjetur dje në orët e mesditës në Cyrih. “Gjatë kohës sa ishte në arrati policia kishte kërkuar ndihmë nga mediat dhe nga qytetarët që t’iu ndihmojnë në gjetjen e këtij personi”. “Policia dje e ka arrestuar shqiptarin, i cili ende mbante prangat në dorë, prangat ishin të prera, për një javë i kishte mbajtur prangat në dorë”, tha Maliqi. I njëjti theksoi se është arrestuar edhe një shqiptar tjetër, i cili dyshohet se i ka dalë në ndihmë të burgosurit. “Tani është arrestuar edhe një shqiptar, i cili thuhet se kishte ardhë në Zvicër nga Shqipëria për t’i ndihmuar këtij shqiptarit tjetër që ishte i burgosur”, u shpreh Maliqi. /Klankosova.tv