Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kapen duke luajtur bixhoz në një lokal në Podujevë, shoqërohen në polici

NULL NULL
22.05.2025 10:31
Foto ilustruese

Gjatë kontrollit në një lokal në Podujevë mbrëmjen e së mërkurës, policia ka hasur disa persona duke luajtur bixhoz.

“Është raportuar se në lokalin e të dyshuarit mashkull kosovar dyshohet se zhvillohej veprimtari ilegale (bixhoz). Në kordinim me prokurorin është bërë kontrolli i lokalit ku janë hasur disa persona duke luajtur bixhoz”, thekson policia në një njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Bëhet e ditur se të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor, ndërsa si provë materiale janë sekuestruar para të gatshme.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.