Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kapen barna pa banderola në Lipjan, vlera e tyre rreth 20 mijë euro

NULL NULL
13.07.2024 22:31
Foto nga Dogana e Kosovës
Foto nga Dogana e Kosovës

Dogana e Kosovës ka kapur një kontrabandë në një barnatore në Lipjan dhe kanë zbuluar të fshehura 6 mijë e 858 paketime të barnave të ndryshme me banderola të shteteve të huaja, përkatësisht nga Serbia dhe Shqipëria, që kapin vlerën e rreth 20 mijë eurove.

Malli i kontrabanduar është sekuestruar dhe ndaj palës janë inicuar procedurat kundërvajtëse, përcjell Klankosova.tv.

“Njësitet Antikontrabande të Doganës së Kosovës, pas pranimit të informatës nga qytetarët për prezencën e barnave pa banderola, kanë kryer një kontroll në një barnatore dhe kanë zbuluar të fshehura 6,858 paketime të barnave të ndryshme me banderola të shteteve të huaja (Serbi dhe Shqipëri), të cilat janë kontrabanduar në Kosovë”, thuhet në njoftimin e doganës.

lajme të ngjashme