Kapen autorët e vrasjes së Ramazan Matajt në Shkodër NULL NULL 07.01.2025 09:37 07.01.2025 09:37 Janë arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes të 33-vjeçarit, Ramazan Mataj, krimi i cili tronditi Shkodrën mbrëmjen e 4 janarit. Në pranga kanë rënë babë e bir, ndërsa janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë që mund të kenë dijeni për ngjarjen e rëndë. Një nga personat e arrestuar është identifikuar si shtetasi Rrustem Hasa. Ramazan Mataj u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e së shtunës në fshatin Dragoç të Postribës në Shkodër, ndërsa ende nuk dihen motivet e krimit, raporton Panorama.