Kapen 7 armë, një granatë dhe mbi 100 fishekë për një javë në Pejë NULL NULL 28.04.2026 09:19 28.04.2026 09:19 Policia e Pejës ka njoftuar se gjatë një sërë aksionesh të zhvilluara në periudhën 18-26 prill janë sekuestruar armë dhe municion. Sipas forcave të rendit, gjatë këtyre operacioneve janë konfiskuar: 7 armë 1 granatë dore, 114 fishekë dhe 8 karikatorë Bëhet e ditur se ato janë kapur në lokacione dhe aksione të ndara, transmeton Klankosova.tv