Kapen 27 mijë euro të murosura, të vjedhura nga një taksist (VIDEO) NULL NULL nga Valdrin Ibishi 01.10.2022 20:24 nga Valdrin Ibishi 01.10.2022 20:24 Një person është arrestuar nga policia pasi në deponë e shtëpisë së tij në Arbëri të Prishtinës, iu gjetën 27 mijë euro. 18 mijë prej tyre, djali i kësaj familjeje që punon si taksist në një kompani private, dyshohet se ia vodhi njërës nga tri klientet që kishte bartur në destinacionin Prishtinë – Fushë Kosovë, pasi që kishin harruar çantën në makinë. Policia nuk ka dhënë detaje tjera për rastin, e as dyshimet se nga i mori taksisti shumë prej 9 mijë eurove të tjera. Por Klan Kosova mëson se në mbrëmjen e 21 shtatorit kur edhe ndodhi rasti, tri udhëtaret që u janë marrë 18 mijë euro kanë qenë në gjendje të dehur. E ky veprim i taksistit, A.R. kishte befasuar edhe familjen e tij këtu në lagjen Arbëria të kryeqytetit. Pronarët e kompanisë ku punonte prishtinasi, i than Klanit se tashmë e kanë larguar nga puna, dhe se kanë qenë në koordinim me policinë gjatë gjithë javës, me qëllim që 25-vjeçari ta pranonte fajësinë, por që këtë nuk e kishte bërë. I dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje dhe palës së dëmtuar i është kthyer shuma e saj e parave.