Kapen 2 mijë e 200 zogjë të kontrabanduar, arrestohet një person NULL NULL 13.04.2023 22:20 13.04.2023 22:20 Një serb me inicialet J.J, ka rënë në prangat e policisë pasi në rimorkion e traktorit të tij u kapën disa mallra që dyshohet se ishin kontrabanduar nga Serbia. Në mesin e gjërave që dyshohet se u futën në mënyrë ilegale janë edhe 2 mijë e 200 zogjë. “ Gjatë kontrollit është vërejtur se kishte pasur të ngarkuara (20) arka të birrës “Tuborg”; (50) arka të birrës “Zajqevsko” dhe (2550) zogj (shpezë) të vegjël. Malli dyshohet të jetë kontrabanduar nga territori i Serbisë dhe ishte futur ne Republikën e Kosovës në mënyrë ilegale”, thuhet në njoftimin e policisë përcjell Klankosova.tv “Sot më 13.04.2023 Njesitë policore të kësaj task force kanë kryer vëzhgimin e rrugëve malore që lidhen nga Konquli-Serbi me fshatin Korminjan-Republika e Kosovës, ku rreth orës 19:30, në rrugë malore është ndaluar një traktor me rimorkio, i cili drejtohej nga personi i dyshuar m/serb, me iniciale( J.J), nga një fashat i komunës së Ranillug-ut”. “I dyshuari i lartcekur me iniciale është arrestuar dhe është shoqëruar për intervistim në Stacionin Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit. Rasti është trajtuar nga njësitë përkatëse policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje në koordinim me prokurorinë përkatëse, Doganat e Republikës së Kosovës dhe AVUK-në”. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS