Kap për këmishe dhe e shtyn policin, shoqërohet në stacion burri në Kaçanik NULL NULL 21.07.2024 10:59 21.07.2024 10:59 Foto ilustruese: Policia e Kosovës Një burrë është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik, i cili dyshohet se ka sulmuar një zyrtar policor. Sipas raportit të policisë, i dyshuari pas shqiptimit të gjobës, kishe kapur policin për këmishe dhe e ka shtyrë, përcjell Klankosova.tv. “Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që, pas shqiptimit të gjobës, kishte kapur për këmishe dhe e kishte shtyrë zyrtarin policor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.