Kanye West mendon se ai dhe Irina Shayk mund të jenë “çift pushteti” NULL NULL 17.06.2021 22:35 17.06.2021 22:35 Kanye West mendon se mund të jetë në një “çift pushteti” me të dashurën e re Irina Shayk. Reperi 44 vjeç ka qenë në lidhje me modelen ruse për disa muaj që nga ndarja me Kim Kardashian. Kanye duket është tepër i lumtur në marrëdhënien e tij të re, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova. Thuhet se Kanye pëlqen butësinë dhe qetësinë e Irinës. Derisa pritet që gjërat të bëhen më serioze, duket se Kanye dhe Irina po i marrin gjërat ngadalë dhe sigurisht se po shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit.