Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kante afër të bëhet bashkëlojtar me Benzeman në Arabi, paga 100 milionë euro në sezon

NULL NULL
06.06.2023 22:41
N'Golo Kante

N’Golo Kante së shpejti pritet t’i bashkohet ekipit nga Arabia Saudite, Al Ittihad si lojtar i lirë.

Paga e Kantes pritet të jetë 100 milion euro për sezon deri në vitin 2025, e cila përfshinë marrëveshjet komerciale dhe të drejtat e imazhit.

Sipas gazetarit sportiv, Fabrizio Romano, detajet përfundimtare janë duke u diskutuar dhe më pas marrëveshja do të behet pasi Kante të largohet zyrtarisht nga Chelsea, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se Al Ittihad sot e ka zyrtarizuar ish-sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema, si lojtarin e ri të tyre, me një pagë prej 200 milionë euro dhe në rast se Kante nënshkruan me Al Ittihad, do të luante në një ekip me bashkëkombasin e tij, Benzeman.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.