Kanosi verbalisht zyrtarët policorë, arrestohet NULL NULL 05.06.2024 10:18 05.06.2024 10:18 Foto ilustruese. Policia e Kosovës Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se kanosi verbalisht zyrtarët policorë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur pasi zyrtarët policorë kishin shkuar në shtëpinë e tij për të kryer një kontroll lidhur me një rast vjedhje e rëndë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Ndryshe, e gjithë ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së marte.