Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kanosi vëllain dhe motrën, arrestohet i dyshuari në Suharekë

NULL NULL
02.08.2025 09:48
suhareka

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Suharekë, nën dyshimin për dhunë në familje.

I dyshuari, ishte nën ndikim të alkoolit kur, sipas raportimeve, ka kanosur dy anëtarë të familjes së tij, vëllain dhe motrën.

Pas ndërhyrjes së policisë dhe intervistimit të të dyshuarit, me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

“Suharekë  01.08.2025, 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte kanosur dy viktimat vëllain dhe motrën e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton PK.

lajme të ngjashme