Kanosi tri herë një femër, arrestohet 33-vjeçari në Ferizaj NULL NULL 17.08.2022 10:12 17.08.2022 10:12 Policia në Ferizaj mbrëmë ka arrestuar një mashkull pasi për tri herë radhazi kishte kanosur një femër. Personi me inicialet N.G i moshës 33 vjeçar, kishte kanosur për të tretën herë gruan B.M e moshës 21 vjeçare, njofton Klankosova.tv. “Policia të dyshuarin e ka arrestuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore” thuhet në njoftim.