Kanosi një person, arrestohet i dyshuari në Krushë të Madhe NULL NULL 11.02.2025 10:02 11.02.2025 10:02 Foto ilustruese e arrestimit. Është arrestuar një person në Krushë të Madhe, pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur një tjetër. Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit në automjet i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një fishekë, përcjell Klankosova.tv. “Me 10.02.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti kishte kanosur viktimën mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.