Kanoset kryetari i Vushtrrisë, arrestohet i dyshuari NULL NULL 30.12.2023 08:35 30.12.2023 08:35 Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Vushtrri, pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur përmes telefonit një person. Klankosova.tv merr vesh se personi që është kanosur është kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi. Policia ka bërë me dije se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti ka ndodhur gjatë ditës së premte.