Kanosen mes vete dy persona në Podujevë NULL NULL 17.03.2024 11:00 17.03.2024 11:00 Foto ilustruese. Policia e Kosovës Dy persona janë kanosur mes vete në Podujevë. Në raportin e policisë bëhet e ditur se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, njofton Klankosova.tv. “Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë kanosur mes veti dy të dyshuarit meshkuj kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet tutje në raport.