Kanguri tenton të hyjë në ambasadën ruse në Australi (VIDEO) NULL NULL 14.08.2022 23:40 14.08.2022 23:40 Një kangur është filmuar duke tentuar të depërtojë në portën e përparme të ambasadës ruse në Australi. CCTV e kapi atë duke u përpjekur të kalonte nëpër portën e ambasadës me bazë në Canberra përpara se të kuptonte se ishte shumë e madhe për t’u futur nëpër boshllëqe, transmeton Klankosova.tv. Pas përpjekjeve të shumta të pasuksesshme, kanguri dorëzohet dhe vazhdon të kërcejë përgjatë shtegut. Ambasada tha se ata kishin “zbuluar një përpjekje për hyrje të paautorizuar” por siguroi shikuesit se “asnjë dëm nuk u bë”. Në mediat sociale nisën tallje se kafsha po sulmonte Rusinë për luftën e tyre barbare ndaj Ukrainës.