Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kanguri misterioz kapet nga kamera pranë rrugës daneze (VIDEO)

NULL NULL
21.02.2022 19:55
Një shofer në Danimarkë kapi pajme të një kanguri duke kërcyer pranë një rruge dhe policia lokale delaroi se nuk e di se nga erdhi kafsha.

Policia e Zelandës së Jugut dhe e Lolland-Falster tha, me anë të një postimi në Facebook, se një shofer kontaktoi organet e rendit, të hënën në mëngjes, për të raportuar se kishte pikasur kangurin pranë një rruge në Oster Ulslev, Lolland, rreth orës 8 të mëngjesit. Shoferi i dha policisë pamjet e xhiruara me kamerë celulari.

Policia deklaroi se shpreson që pronari i kangurit të vijë për të ndihmuar me kapjen, ndërkaq përfaqësues të parkut ‘Safari Knuthenborg’ aty pranë thanë se një numërim i kangurëve të tyre konfirmoi se asnjë nga kafshët nuk ishte zhdukur.

lajme të ngjashme