“Kandidati” i Ben Blushit tërheq debat dhe lexues NULL NULL 12.11.2015 13:51 12.11.2015 13:51 Cilët janë emrat e autorëve dhe librat që UET-Press sjell në Panairin e Librit 2015. Nathanaili: UET-Press me 35 tituj të rinj në Panair Janë 35 tituj të rinj që këtë vit do të jenë në stendën e UET-Press, në Panairin e Librit 2015. Disa prej këtyre titujve dhe autorëve pritet të tërheqin më shumë vëmendjen e publikut, por dhe të medias. UET-Press si çdo vit, edhe në këtë panair vjen me emra të njohur autorësh, por dhe me libra që hapin debat si dhe tërheqin lexuesin. Me Ben Blushin, Rudolf Markun, fitues i parë i çmimit “Kadare”, me librin e ish-këshilltarit të Tony Blair, Alastair Campbell, e të tjerë, kjo Shtëpi Botuese edhe këtë vit synon që t’i ofrojë lexuesit vlera të letërsisë, publicistikës dhe analizës. Drejtoresha e UET-Press, Valbona Nathanaili, në një intervistë për Mapon thotë se shumë nga autorët do të jenë edhe vetë në Panair, për autografe dhe promovime librash. Zonja Nathanaili, sot hapet Panairi i Librit, me cilët autorë do të prezantohet “UET Press” këtë vit? Autorët janë shqiptarë dhe të huaj dhe përfaqësojnë fusha të ndryshme të krijimtarisë, si Alastair Campbell, Adil Olluri, Adrian Civici, Ani Dasho Sharko, Arben Malaj, Arben Zibri, Atjon Zhiti (ndërruar jetë), Ben Blushi, Bertrand Russell, Bujar Kapexhiu, Dan Senor, Saul Singer, Dashnor Kaloçi, Edgar Morin, Elvin Meka, Fabian Kati, Fondacioni për Liri Ekonomike, Kristo Frashëri, Luljeta Minxhozi, Majlinda Bregu, Petro Zheji (ndërruar jetë), Rudina Xhunga, Salih Kelmendi (ndërruar jetë), Spartak Ngjela, Selami Xhepa, Servet Pëllumbi, Shpëtim Çaushi, Tonin Gjuraj, Tomi Treska, Mateo Spaho, Valbona Nathanaili, Valter Gjoni, Virgjil Muçi dhe Ylljet Aliçka. Shtëpia Botuese “UET-Press” ka disa vite që po tërheq vëmendjen e publikut me botime autorësh, të cilët janë njerëz publikë, si dhe me tituj që tërheqin vëmendjen e medies, me çfarë do ta tërhiqni vëmendjen këtë vit? Më vjen mirë që keni veçuar medien nga publiku, pasi jo gjithmonë librat që tërheqin vëmendjen e medies, domosdoshmërisht përputhen edhe me kërkesat e publikut. E anasjellta është e vërtetë. Nga autorët e mësipërm që kanë botuar me UET Press, shumë prej tyre tërheqin vëmendjen e medies, edhe për shkak të tematikës së veçantë që kanë, sepse janë tema dhe krijime për të cilat vazhdon të debatohet ende në shoqërinë tonë dhe media, ndoshta, gjen materiale dhe është në gjendje të krijojë paralele me të përditshmen. Ndërsa publiku është i interesuar edhe për tematika specifike, për të cilat vështirë të tërheqësh vëmendjen e medies, veçanërisht botimet me karakter studimor. Mendoj se librat që do tërheqin më shumë vëmendjen këto ditë janë edhe botimet që ne kemi nxjerrë pikërisht pak ditë përpara panairit, si “Kombi që u lind. Historia e mrekullisë së Izraelit”, me autorë Dan Senor & Saul Singer, “Historia e Çamërisë” me autor Kristo Frashëri, “Kadare i denoncuar”, me autor Dashnor Kaloçi, “Tre divorcet e zotit Viktor N.”, me autor Rudolf Marku, fitues i çmimit “Kadare” për vitin 2015 dhe, sigurisht, Ben Blushi, fituesi i Çmimit Europian për Letërsinë për vitin 2014, me librin e tij të fundit “Kandidati”. Gjatë këtij viti, tërhoqi vëmendjen e publikut dhe të medies njëkohësisht, si pak tituj, libri “Për atë që dua(m)”, me ese, statuse në facebook, recensa, poezi e përkthime të një 19 vjeçari të përhershëm, Atjon Zhiti. Gjatë ditëve në vijim, shumë nga autorët do jenë në stendën tonë për të dhënë autografe e bashkëbiseduar me lexuesin. Përpos kësaj, librat në panair shiten me 20% ulje, një mënyrë e mirë për të blerë me më pak para, më shumë libra. Mendoj dhe besoj se Panairi i Librit është një mënyrë e mirë për të vënë në balancë punën e një viti. Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë: http://www.mapo.al/2015/11/kandidati-i-ben-blushit-terheq-debat-dhe-lexues