Kanadaja i dhuron Ukrainës 800 dronë NULL NULL 19.02.2024 22:47 19.02.2024 22:47 Një dron SkyRenger Kanadaja do t’i dhurojë më shumë se 800 dronë Ukrainës, sipas ministrit të mbrojtjes të vendit. Dronët kanë dominuar konfliktin, i cili pritet të hyjë në vitin e tretë në fundjavë, shkruan SjyNews, transmeton Klankosova.tv. Sistemet ajrore pa pilot me shumë misione SkyRanger R70 janë marrë nga Ontario dhe janë vlerësuar në mbi 55 milion paund, tha Bill Blair. “Njoftimi i sotëm siguron që Ukraina ka dronët që i nevojiten për të zbuluar dhe identifikuar objektivat që janë kritike për luftën e vazhdueshme të Ukrainës. Kanadaja do të qëndrojë me Ukrainën për aq kohë sa duhet”, tha ai.