Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kampionia e karatesë: Njerëzit sot janë vetëdijësuar dhe po merren më shumë me fitnes (VIDEO)

NULL NULL
24.09.2022 10:47

Gresa Hyseni, trajnere e fitnesit dhe kampione e karatesë, ka thënë që njerëzit sot janë vetëdijësuar dhe po merren më shumë me fitnes.

“Njerëzit më herët kanë menduar që vetëm prej moshës 20 vjeçare deri në një moshë të caktuar mund të ushtrosh dhe moshat më të vjetra nuk kanë të drejtë me u marrë me aktivitet fizik. Por tani, njerëzit kanë filluar që të vetëdijësohen. Më herët nuk ka pasë interes për të bërë fitnes, pasi nuk e kanë ditur as çka është fitnesi”.

Hyseni, në emisionin “Familja ime” në Klan Kosova, ka thënë që njerëzit qysh nga mosha 15-vjeçare mund të fillojnë të merren me këtë sport.

“Unë kam filluar shumë herët me fitnes. Tash shoh ndryshimin që kanë filluar edhe vajzat e reja të merren me fitnes që si për qëllim më shumë e kanë fizikun. Por, ka edhe prej tyre që vijnë me qëllimin për t’u ndjerë më mirë dhe fillojnë prej moshës 15 -16 vjeçare”.

“Sporti nuk njeh moshë, prej moshës 15 vjeçare mund të fillojnë pa problem të merren me këtë sport”, deklaroi ajo.

lajme të ngjashme