Kampioni ikën me fitore nga Kanadaja NULL NULL 26.02.2025 07:59 26.02.2025 07:59 Boston Celtics ka shënuar fitore si mysafir i Toronto Raptors në NBA. Kampionët arritën të triumfojnë me një epërsi solide prej 10 pikësh, 101:111. Jaylen Brown me 24 pikë dhe Derrick White me 22 u shquan më së shumti mbrëmë tek Keltët. Në anën tjetër, RJ Barrett pati më së shumti pikë te kanadezët, po aq sa pati White, ndërkaq bashkëlojtari i tij, Scottie Barnes pati vetëm një më pak.