Kamioni e përplas për vdekje një 35-vjeçare në Tiranë NULL NULL 13.09.2022 22:05 13.09.2022 22:05 Një aksident me pasojë vdekjen e një 35-vjeçareje është shënuar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Aksidenti u shënua në rrugën “Teodor Keko”, ku një automjet i tonazhit të rëndë, me drejtues shtetasin S. K., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E. N., 35 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, shtetasja E. N. ka ndërruar jetë.