KamerFest bën bashkë 30 artistë NULL NULL 07.10.2016 10:32 07.10.2016 10:32 Të hënën në orën 20:00 do të nis Festivali i Muzikës Kamertale “Kosova KamerFest 2016”. Drejtoresha artistike e festivalit, Sihana Badivuku ka bërë të ditur për Klan Kosovën se në edicionin e 17-të do të jenë rreth 30 artistë që do të marrin pjesë dhe do të performojnë para publikut, ndër të cilët edhe violinistë të njohur botërorë, njofton Klan Kosova. Koncertet që do të jenë tetë të tilla brenda periudhës kohore 10 tetor – 1 nëntor do të mbahen në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë e po ashtu në kishën Shën Ndou në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë. Badivuku shprehu nevojën e ndërtimit të një salle ku do të mbaheshin koncertet e tilla artistike. Mbajtja e Festivalit të Muzikës Kamertale është përkrahur nga Ministria e Kulturës, Komuna e Prishtinës, Ambasada e Austrisë në Prishtinë si dhe disa biznese, njofton Klan Kosova.